Çaste poetike me poetin;Hajrush RADENICA
DIL NGA SHTËPIJA
——————————-
Pran vatrës së oxhakut
E vetmuar kam mbetur
Jam zhytur në mendime
Vallë a thua ka ilaç për mua,
Pa pritmas arritën
Ca bilbila mbi çati
Filluan këngën me një porosi
Nuk ka sikur ne
Me këngën ton
Bëjmë për vete
Çdo njeri,
Me një buzëqeshje
Bilbilat i porosita
Ejani së bashku të këndojmë
Kam zë bilbili
Të gjithëve zemrat të i javë pushtojmë.
Kur fillova për të kënduar
Zërin tim kur e dëgjuan
Të gjithë bilbilat pushuan,
Së bashku me bilbila kur këndojmë
Dhe malet jehojnë
Në kodra e lugina
Dielli më bukur ngrohë,
Ejani së bashku të shkojmë
Te lulet e livadhit
Bletët ti vizitojmë
Nektari kah e tubojnë
Nga zëri ynë ato pushojnë,
Herët në agim
Dy rreze drite në dritare ranë
Hapa dritaren gjelat ti dëgjojmë
Nga zëri ynë
Këngën e pushojnë,
Kënga jonë kur jehonë
Lisat qeshin prej lakmisë
Lulet e livadhit
Shkëlqejnë
Prej dashurisë.
H,Redenica
17-03-2024
Kushtuar artistes së kombit z, Naile Hajvazi
/www.QendraPress.com/