Çaste poetike me poeten;Meri BO
Ringjallja Pranverore!
————————–
Te pashe përsëri
dhe brenda meje, ndodhi ringjallja pranverore.
Një muzike ndjenjash,
si një piano kumboi ne veshët e mi
dhe u shndërruan ne një dënese lumturie.
Te pashe përsëri
dhe fjalët, zunë te shëtisnin krah nesh,
neper rrugët e qytetit
nen një himn dashurie dhe nen një tango zemre.
Te takova përsëri
dhe sytë tanë morën përsëri ngjyrën e embelsise
se përjetshme,
si dy sirena qe vranë pikëllimin tim
duke e shpërndarë ate, ne çdo skaj te universit.
Te pashe përsëri,
dhe do te shoh si te tille,
gjer ne takimin e syve te tu, me kometat !
/www.QendraPress.com/