Çaste poetike me poetin;Sahit OSMANI
RASHË NË GRACKËN E NDJENJAVE TË THELLA
——————————————————————-
Rashë në grackën e ndjenjave të thella
lehtësisht shkela mbi vijën e kufizimit
pa menduar se ligështimi do të më shembte
në klimën, ku jeta bëhet e padurueshne.
Shtresimeve kohore s’mund t’iu ndryshoja gjë
nuk dija ku ta gjeja forcën e përballimit
sëmundja më bëri t’i kuptoja vuajtjet
dhimbjet e tmerrshme ma kishin mbërthyer trupin.
Tani mendimet më sillen rrëmujshëm në kokë
ndonëse fisnikëria më ndryhet në shpirt
si bisturi diçka më ther nëpër trup
më kot mundohem dhimbjen ta fashis.
Kërkoj rrugët e lidhjes me njerëzit
ku thyhet e liga nga durimi njerëzor
me tiparet e fjetura në mua
nuk do t’i humbi ndjenjat në detin e harresës!
/www.QendraPress.com/