Fryma poetike  se mërkurës me poeten:Albana Gjoni SEMINI

Per babain!

********************************

Ne gjurmët e tua dua te shkoj,

Thjeshtësinë ne zemër te fal me bollëk,

Pasuri e vërtetë…ekziston ne shpirt,

Ti me tregove rrugën e drejt ,

Te kam ne mendje dhe ne zemër.

Me luks nuk me rrite,

Ne shpirt ke veshur thjeshtësinë,

Te vetmen vlere qe nuk kopjohet.

Posedon njeriun e vërtetë,

Me tregove fisnikërinë,

Zemrën e bute dhe dhembshurinë.

Unë krenohem qe te kam…

“Baba qe rrezon një mal dhe ngre një vargmal.”

Me mësove dhe me drejtove ne rrugëtimin e jetës.

Prej teje rrjedh e vërteta, je shume i shtrenjte

Si thesar me fjale te ngrohta.

Me je gjendur pranë ne çdo gëzim

e problem qe kam ne çdo kohe.

I lodhur,i sëmurë,me pune te rende ne shpatulla

Me ke mbajtur një jete,

Ke trokitur ne çdo dere për mua,

Vetëm qe te me shihje mire gjithmonë.

Bekim ti je për mua me uratat e tua,

Unë fëmijë për ty,dhe ti baba per mua.

Babi te uroj” Gëzuar festen”!

Respekt,përulje,mirënjohje pa fund,

Per jetën, sakrificat,mençurinë,traditat

Qe me ke mësuar…!

/www.QendraPress.com/