Fryma poetike se mërkurës me poetin;Skender BERISHA
EDHE NJË HAP
——————————-
Një hap e pastaj paraverë shpirti
këndon përbrenda e tërë qenia
një varg i larë shpërthen
dhe tjetri vjen me rend
cicërron një zog në fillim fillimi
më vonë shtrohet mbi tërfil
deri në mbarim të ditës
ndihet ritmi i rritës
një hap e bie sipari i blertë
një frymë erë bari e lule
përshkllihet nëpër ne
unë nuk dua tjetër fe
nëpër diell enden sytë e tu
çdo ditë më vizatohen aty
shikimi shkrihet prej malli
nis i puth i puth haptazi
/www.QendraPress.com/