Çaste poetike në Ditën botërore të poezisë me poetin,Gëzim Ajgeraj
Kredo e vargut
——————-
Në horizontin e hapësirave të mendimit
Muzës tek ia shtrydh imazhet e etjes
E i ushqej kredon metaforike të vargjeve
Me ajkën e fjalës i flas vargut
Larg narracionit e përsiatjes shabllonike
Për artin e fjalës tek shtrydh ashtin e mendimit
Metaforat mbyten në vakuumin e thellësisë së mendimit
Hermetizmi i fjalës sa s’pëlcet
Nëpër kristalet e lartësive të vargut
Misionit të lartësive të mendimit
Gjak e asht i japim fjalës
Në udhën e dritës
/www.QendraPress.com/