Çaste poetike ne Ditën botërore të poezisë me poetin: Qazim THAÇI
Netëve të Bregdrinit me codin e besëlidhjes
——————————————————–
Kur mos harro premtimin se bota është me shumë dhembje
Dhe kësaj po ja shtove harrimin ,ëndrra do të bëhet një makth
E besës së dhënë do ti varim gurin e Sizifit si peshë e kohës
Për të shkuar në Pikëllim e me fillua këngën e dashurisë
Amanetin e të parëve s’mund ta mbajmë veç si fjalë, e as si plagë
Se Bregdrinit me codin e besëlidhjes do ti masim dhembjet dhe gëzimet
Për të kujtuar ferkun e netëve tona si kujtim e fondament të lidhjes
Që agimi i ditës të së re të na gjejë në botën e vjetër plotë mashtrim.
Perëndimit të diellit i falim para ëndrrat tona si kujtesë e rinisë
E të sotmen e mbajmë në shuplakë dore si busulle orientimi
Saherë që gabohemi si fëmijë pendohemi se bota mëshirë nuk ka
Prandaj si ti ndërrojmë ëndrrat e kësaj jete që po na mashtron?
/www.QendraPress.com/