Çaste poetike ne Ditën botërore të poezisë me poeten;Brixhilda DEDE
BABAI
————————–
Më erdhe në ëndërr sot përsëri.
I bukur, i brishtë plot gjallëri.
Me kokën ulur projektit të ri.
Heshtur, skicoje në vetmi.
U lumturova kur të pashë.
Brenda meje kurrë s’ kisha besuar,
se u moshove apo do të largosh një ditë,
buzëgaz si vetë perënditë.
Nuk dita me ç’ farë emër të të thërras.
Të quaj gjeni, yll të prraruar.
Një shpirt i bukur kurrë nuk vdes.
As në shtatë gjenerata,
As kur vetë bota, të jetë shuar.
/www.QendraPress.com/