Çaste poetike ne Ditën botërore të poezisë me poeten;Shkurtë KRASNIQI.

Njohe veten

————————

Mos kërko fajet e tua

 Tek ynë Zot apo diku tjetër

Futu thellë në mendime

Dhe së pari njohe veten

Shiko pozicionin tënd

 Karshi njerëzve që të rrethojnë

Të gjitha vuajtjet, e tradhtitë

Janë aty ku ti s’beson

Thua, ndihem i përçmuar

Në këtë shekull demokrat

Ti më dukesh i verbuar

Si nuk të vije pak inat

Ndal një çast të shikosh veten

Në humnerën që je futur

Dhe aty njohe vetveten

Do të ndihesh më i lumtur

Në thellësinë e shpirtit tënd

Mos i merr veç karamelet

Shih aty, se nuk kanë humbur

 Letra të grisura për të vërtetën

Dhe kur ta gjesh të vërtetën

 Mos u tremb, mos u tërbo

 Nis pozicionoje veten

 Karshi sfidave, përballo.

/www.QendraPress.com/