Çaste poetike me poeten;Shyrete DEMAJ
Marr shkas
——————
Marr shkas e shkruaj
E ndjej dhe vuaj
Me vuajtjen tënde
Dhe pse i huaj…
Marr shkas e qaj
Me tëndin vaj
Dhe mos më thuaj
Ç’ke me mua?
Paskëtaj…
Marr shkas e ëndërroj
Ëndrrën tënde të një nate
Dhe mos më thuaj pastaj
Ç’pate…?
Marr shkas e rrëshqas
Nga vargu me lot
Në vargun plot gaz
Buzëqeshjes tënde
Do ti jap shkas
Dhe sikur të plas…
Marr shkas e shkruaj
Copëza jete, ëndrrash,
fantazi
Në çdo fjalë e në çdo varg
Të frymojë dashuri…
/www.QendraPress.com/