Çaste poetike te së shtunës me poeten;Valbona HADRI

E kuptoj

————————

Frymëmarrjen dhe tik – takun e zemrës tënde,

nga mënyra sesi thith cigaren.

Tymnaja e saj më tregon mendimet që bluan në krye të çdo dite .

Në vendin ku thurën sarajet parajsore dhe rikthehen lulet e këputura.

Rishkruhen kujtimet.

Unë t’a njoh buzëqeshjen e nënshtrimit dhe mendimet e tua fisnike.

Po, po tashmë çdo gjë e njoh në ty.

Bile edhe krijimin e distancës në shtrëngim duarsh, ku drithërima zemre bëhen rob i kohës.

E njoh dhe vendosjen e hapit tënd karshi plagëve të marruara në rrugëtimin tënd përballë jetës, gjithnjë duke u shfaqur hijerëndë,

I njoh justifikimet tua, kur thua se ,, tregimi është krijuar nga të tjerët dhe pa dashjen time unë ec i gjembosur pêr t’i dhënë përfundimin ” !..

E njoha , njoh dhe tani më,

mbledh copëza dashurie të mbetura në përshkrimin e figurës tënde ku tretet guximi burrëror.

/www.QendraPress.com/