Fryma poetike e së dielës me poetin;Hazir LUTA

Dromca poetike

———————

Bota na mashtron

Si trëndafilat e kuq

Që na thumbojnë

&  &  &

Edhe nëse m’fal

Vazhdoj të ndihem në faj

Për faj të zemrës

&  &  &

Zogjtë këndojnë

Qyqet vetëm vajtojnë

Për njerëz s’e di..

&  &  &

ÇELE PRANVERË POEZINË

————————-

Çele Pranverë poezinë

Lulen e parë të stinës

Freskohu me vargjet e saj

Çeli sythat e pemëve

Lulëzo shkëputu prej dimrit

Penës së poetit i duhet pak behar

Merr nga dielli i poezisë

Dhe fal diell të dashurisë

Pranverë me krah të poezisë

Poezi si fluturat lozonjare nën qiell

Krahët shumëngjyrëshe kur i shtrijnë

Si pikaloshet flutura dhe vargjet me rimë

/www.QendraPress.com/