Hovenier nderon ushtarët NATO-s në 25 vjetorin e intervenimit për lirinë e Kosovës

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe ambasadorët e tjerë të akredituar, kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s.

Hovenier ka shkruar se sot nderojmë pjesëtarët e guximshëm që bënë sakrificë të madhe.

 “Sot u bashkova me presidenten Vjosa Osmani në memorialin për ushtarët e rënë të NATO-s. Ne kujtojmë dhe nderojmë ushtarët e guximshëm të cilët bënë sakrificën më të madhe, përfshirë Oficerët e Lartë të Armatës së Shteteve të Bashkuara, David Gibbs dhe Kevin Reichert”, ka shkruar Hovenier. /Telegrafi/