Çaste poetike me poetin;Fadil BYTYÇI
Dialog me kështjellën
——————————
N’themele dhembjesh
Me heshtjen e Panit
Shoqërohem me Ty
Dheu i djegur kurore
Kohe
Fshehtësinë mbështjell
Gjëmën s’ma ndjenë kush
Thana si zana kreh
Vuajtjen time në shekuj
Dielli fshihet pas resë
Koha ecë e ecë
Vetëm vizitorët flasin
Kur sodisin muranat
Që rënkojnë
Jo, shkëlqimin s’mund ta venit
Koha e pa kohë
Dëshmi e rrënjëve tona
Historia vet
Le ta thotë fjalën e Zotit
Jam identiteti yt
Mbaju n’muranen time
Guri e ledhato me dashuri
Peshën e kohës mynxyrë
E ndjejë përjetësisht
Sot si vizitor e për ditë
Zbuloj fshehtësinë tuaj
Shpalos në to
Engjëjt mbrojtës
Të emrit tim
Kastelonë
Kasterc 24 mars 2024
/www.QendraPress.com/