Çaste poetike me poeten ;Valbona KOLAVERI

MËNGJESET

————————–

I dua mëngjeset,

Të freskëta,

Ajër mali,

Gurgullimë kroi,

Qiell të kthjellët blu

Mbi dy sytë

I dua mëngjeset,

Të mëndafshta,

Afshe të zjarrta,

Të çrregullta,

Me flokë shpupurishur ballit

I dua mëngjeset

Këngë pushtuar kraharorit,

Nga ninullë dashurie

Sy përgjumur

Që sapo i janë zgjuar dashurisë

I dua mëngjeset

Me kafen e ngrohtë,

Puthje buzësh dëlirësish,

Ankthesh të lëna jashtë

Rrethit të kujtesës,

Plotësisht në harresë,

Pjalm lulesh që të dehin

Në gugatje shpirti,

Plot e përplot me dritë

/www.QendraPress.com/