Çaste poetike me poeten ; Meri MEZINI

PËRPËLITEM NË KËTË JETË

———————————————

Përpëlitem shkretëtirës mbushur me fantazma,

nuk di nga kush të mbrohem unë.

Ata që më njohin më thënë engjëll me flatra,

një pjesë më japin lëndime pa fund.

Eca në këtë jetë, dhe veten s’e gjeta,

askush nuk të thotë ti duhesh këtu,

të shtyjnë të godasi shtrigat me brryla,

unë hesht,s’bëj zë,

ndryshe s’ha dot bukë.

E jetë torturë ku veten s’e gjeta,

ka shumë shpirtligj, me smirën flenë,

sot disa njerëz kthehen bundra,

duan të poshtërojnë të thonë ti s’vlen.

Si përrallë do t’ua tregoj nipave të nesërmen,

si jetuam ne në këtë jetë katrahurë,

s’e di ku kisha vendin në këtë jetë mizerje,

vetëm në familje u ndjeva rehat unë.

/www.QendraPress.com/