Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Valbona Pasha KORDHA
Unë shkruaj vargje se ndihem e bekuar;
Dhe të shkruaj, dua se nuk hesht,
Herë plot me dritë e dashuruar,
Herë e trishtë si është kjo vjeshtë.
Unë do shkruaj trille të vërteta,
Kurrë se mendoj se kam tepër fletë,
Ka brenga ka dhe pengje jeta,
Thellësi e shpirtit më shumë se një det.
Do vazhdoj ende mbrëmjeve të shkruaj,
Nuk dua që ju të më quani poet,
Nuk jam Ahmatova dhe për k’të nuk vuaj,
Thjesht dua me fjalët të shuaj ndonjë dert.
Fantazia më çon tek Homeri i vjetër,
Iliadë të re të end në avlemendin tim,
Fshehur në sirtare me një poezi tjetër,
Me sozi poeti, mbushet shpirti im.
/www.QendraPress.com/