Çaste poetike me poeten:Hidajete HASANI

Muzgu

——————-

Vrapoja buzë bregut

Dhe shihja si zbriste

Dielli në det..

Dritat u ndezën

Nata dukej romancë

Ti qytet me yje

Ndriqo edhe për mua..

Iku ajo kohë e artë

Sonte më vran kujtimet?

Loti më rëndon në qerpik

Aromen e karafilit

E ndiej në jastek.

Eh sa val të jetes

Do te ecin …

E sa erëra do të fryejn

Do më kërkosh

Në q’do pore të jetës

Nuk do më takosh

As edhe një herë.

Vetëm në hije e kujtime

Do më kesh …

Hëna sikur di që ka

Ende fjalë të pa thena?

Në hapa me ndjek…!

/www.QendraPress.com/