Çaste poetike me poeten:Esmeralda BREGAJ
Kur
—————
Kur më preke si pikë loti
Nuk u munda
Nuk u tunda
Jam i joti
Vajza e valëve me mendje shpërndarë
Me trupin si ngjalë
Më ke fut ne hallë
Si të duroj vallë!
Kur më përqafove
Ashtu si ujku kur mbështjell erën
Se flaka e dashurisë më kishte marre zemrën
Rilinda unë.
Kur më dashurove
Petalet e lumturisë shtruan tapetin
Ku unë e ti
Zbuluam sekretin!
Kur u prekëm
Dy pika loti
U kurorëzuan
“Të dua”
Përjetë i imi
Përjetë è jotja.
Alda
/www.QendraPress.com/