Çaste poetike me poetin;Sabit RRUSTEMI
SI GJETH I VETMUAR STINE
———————————————–
Urimi i vonuar…
si gjeth i vetmuar stine
kalbet skutave
Nuk ka fat të shkilet
as nga këpuca ime apo jotja
apo të bartet hapësirave të lira
sipas tekeve të erërave
I mungon mjaftueshëm dhe drita
Vonë e lëshon bora
ajo ngricë kujtimesh
Po e ruaj për njëherë tjetër e dashur
E ti
mirë qofsh kudoqofsh
me një dashuri të shtuar për mua
E sheh që i tëri jam pushtuar nga mos harresa.
/www.QendraPress.com/