Çaste poetike me poetet e reja;Rilona SADRIJA

Kandil Ndriçues

——————————-

 7 Marsi nuk është thjeshtë një ditë në kalendar

7 Marsi është dita e dritës,

Dita e heronjve të dijes,

Dita që na kujton sakrificat e mësuesve

Për të ndriçuar rrugën e brezave pasardhës.

Ju jeni busulla e brezit të ri

Qofshi përherë udhërrëfyes të denjë

Të zemrave dhe mendjeve të fëmijëve

Që ju janë besuar!

Rilona Sadrija është lindur në vitin 2010. Ajo aktualisht po ndjek Shkollën “Dëshmorët e Koshares”. Ndonëse ende në moshë të re,Rilona konsiderohet një nxënëse shumë e talentuar. Ajo merr çdo herë nota të larta dhe arsimtarët e saj e lavdërojnë për përkushtimin dhe etikën e saj të fortë të punës. Pavarësisht nga suksesi,Rilona mbetet një vajzë e thjeshtë dhe shumë miqësore. Ajo pëlqen të luaj volejboll me shoqet e saja dhe të kalojë kohë me familjen në kohën e lirë. Që në moshë të vogël ëndrra e saj ishte të bëhej poete dhe të shkruante poezi të ndryshme. Ajo premtoi se do ta ndjekë ëndrrën dhe aspiratat e saja,duke u frymëzuar nga shembuj pozitivë rreth saj. Për ndryshe kjo është poezia e parë e Rilonës dhe mbështetja e arsimtares Pranvera Qerimi./

/www.QendraPress.com