Fryma poetike e së dielës me poeten:Brixhilda DEDE
Atdheut
_____________
Arvanitë të persekutuar, eshtra në kurbet.
Lënë me fjalë, të vetmin amanet,
Flisni shqip, thjesht,..
Ilirjadë antike, arbëri, pellazgi, histori nëntokësore,..
“Të vdekur në ringjallje.”
Bukë, kripë, zemër n’çanak,
për popull bujar, human e plak.
Për flamur, përlyer në gjak.
Për zhgabonjën, mbetur kokëndarë.
Atdheu im!
Vizioni më i bukur i një këndvështrimi të lartë.
Heshtja e trupit të masakruar.
Atdheu im rebel!
Kryqi që vitet heqin shpatullash zvarrë.
Lot i ngrohtë mërgimtar.
Pashaportë e humbur e fëmijës tanë.
Atdheu ynë!
Dhimbja e paanë!
/www.QendraPress.com/