Çaste poetike me poetin;Qazim THAÇI- A është atdheu im edhe përtej bregut të pikëllimit.

A është atdheu im edhe përtej bregut të pikëllimit

——————————————————————————–

Pa fund kam dashuri për At-dheun e  tokën time

Përtej bregut të pikëllimit dhe malit të zanave

Larg deri në Allamanin e gjyshit, e të tim  ati

Për dashurinë e Kosovës mas veten me sytë e mallit.

Përtej Pikëllimës dhe Përroit të  Zenel Agës

Ende kumbon porosia e Heroit si amanet i kohës

Athua bijtë tanë e masin veten me kohën e harrimit?!

Apo tani koha e trëndafilave të egër ua vret besimin?!

E si ti them; Dimalit ,Rigës,Dies e Diarit se rruga  e At –dheut

Ka gjemba shumë, ku  tradhtarët  imitojnë  atdhetarët

Sepse koha e harrimit  po harbohet si mallkim

E përtej bregut të pikëllimit  ende dielli lind në agim

/www.QendraPress.com/