Çaste poetike me poetin;Hazir LUTA

PESHA E HESHTJES SIME

—————————————-

Do ta vras heshtjen time një ditë

Durim ti, edhe ti, edhe ju…

Në palën e shtatë të qiellit

Do t’i flas hapur të gjitha

Do t’i tregoj Zotit

Do t’i rrëfehem

Për secilën rrahje të zemrës

Edhe pse Zoti e di

Nëse nuk e vras

Do të më vret heshtja mua

Do të varrosen sekretet e mia

Në shtatë pash tokë

Nuk do ta di askush përveç teje dhe Zotit

Atë që e ushqeva me troshat e shpirtit

E rrita në zemër për ty

Më të madhe se zemrën time

Më fal Zot

Dhe ti krijesë e Zotit

Që heshtur flas me të dy

Heshtur mendoj për të dy

Dhe lutjet i bëj heshtur me shpirt

Gjuhë e zorshme është heshtja

Veç shpirti im e di sa peshon heshtja

Në të dhe dashuria ime për ty…

/www.QendraPress.com/