Çaste poetike me poeten;Bujana MALAJ

Erdhi Prilli si ngahera !

——————————–

Erdhi Prilli si ngahera

lajmëtar , vazhdon pranvera

dushk e bar fillu me çel

shpejt na vjen e nxehta verë.

Përcjell Maji dhe Qershori

lulëzon baçja gjallëron oborri

zogu n’degë nisë e këndon

e d’vetë vajzën nuse kur shkon.

Vajza kthen kokën mënjanë

nuk e di pasha at nanë

s’ka nusni sikur përhera

njëlloj janë si nusja vjehrra.

Ka ndryshu dynjanja krejt

nuk e nis jetën kaq shpejt

s’kam ndërmend veten me tret

herë mbretneshë e ma shumë mbret.

Sikur drita n’sabah kur çel

sikur dera hap e mshel

sikur terri që vjen çdo natë

n’vajzëri gjindesh rehat.

Ikin muajt e grumbull mblidhen

nyje nyje fatet lidhen

ardh na ka një vakt i v’shtirë

pa martu , po thonë ma mirë.

/www.QendraPress.com/