Çaste poetike me poetin;Ymer HYSA

IKE AFRIM

———————-

“Po iki the, i mërzitur dhe me kokën pas”

Domosdo këtej i ke të gjallë e të vdekur,

Sado andej të kesh jetë plot hare e gaz

Të kaluarën që le këtu kurrë s’ke për ta gjetur.

The: “po iki me zemrën e ngelur atje”

Domosdo dhe ky brez e ka të vështirë,

Sado andej jetën ta kesh mbushur me hare

Me zemrën këtu kurrë s’do ndjehesh mirë.

The: “po iki, por Shqipëri prapë je më e mira”

Ndonëse tashmë ke dhe një atdhe të dytë,

Sado andej të ketë jetë të lumtur familja

Malli do të djeg, lotët s’të thahen nga sytë.

Ike Afrim, na përshëndete “mirupafshim”

Dhe unë të përshëndes “u pafshim për të mira”

Malli po na djeg, por kurrë mos u ndafshim

Shpejt kalofshin ndarjet dhe ditët e vështira.

/www.QendraPress.com/