Çaste poetike me poeten;Barie ÇUPI

Do zgjohen një ditë.

————————————

Kan’me i trazue varret,stuhitë e qiellit,

sypërlotur do zgjohen heronjtë,

lamtumira e tyre vargjeve t’poetit,

kohët gëzojnë idhnuem,

surbull si ylber në shuarje këngët,

emrat,

rrugët,

rrejshëm ca hije bustesh,

si gërmadha amanetesh në histori,

betejash të largëta,

zemra zemrën han n’mëkat,

e n’gjurulldi udhësh fshehur në dekada,

e n’harresë,

e n’tradhti,

mendjeshkurtër,

dritshkurtër,

veshur bukur,

jetë e palumtur,

heshtjet s’mund të vrasin dorën e dreqit,

ndërsa cimbojmë si zhurmues kanalesh.

Atdheu është trupi ynë,

i shkruaj,

e bëj pikturë,

shpatesh bërë djerrinë,

si t’vdekurit n’agoni,

të gjallët në padije,

vrugët e pashije,

ca në ikje ,

tjerët në dremitje,

fasadash si kombsi…

Do zgjohen një ditë heronjtë,

por do fillojnë t’përloten,si nënat për fëmijë.

/www.QendraPress.com/