Profesor, mos gënjejë , por thuaje të vërtetën -Shkruan ;Salih Çoçaj
Edhe një reagim I faktuar kundër Prof. Asoc. Dr Enver Bytyçi, I cili siç duket ka marrë flamurin kundër lirisë së Kosovës dhe kundër luftëtarëve të lirisë e Çlirimtarëve . Këtë dihet se e bëjnë vetëm të shiturit e atdheut . Mirëpo ky profsor tashmë është bërë si “maçorri” plak e i verbuar që e sheh vetëm gjahun e tij nga nuhatja e nxitur e keqinformimt dhe parasë së huaj, pa pa asgjë tjetër. Ai shkrimin e tij me datë 10 gusht 2020 e fillon kështu,”Franjo Tuxhman në vitin 1993 çoi emisarë te Ibrahim Rugova me qëllim që ta nxiste atë për të filluar rezistencën e armatosur kundër Serbisë dhe ushtrisë së saj. Tuxhman kishte llogaritur që ta vinte Sllobodan Milosheviçin mes dy-tri zjarreve dhe kësisoj të nxirrte përfitimet e veta nga kjo. Por Rugova hezitoi dhe refuzoi të nxiste luftë kundër Serbisë në atë kohë.” Kjo profesor , me vije shumë keq në atë kohë mes Ibrahim Rugovës dhe Tuxhmanit është mbajtur një takim në Zagreb, e ku të pranishëm në këtë takim ishin edhe: Ramush Tahiri dhe Tom Berisha. Përderisa unë dhe shumë trima shqiptar që vepronin asokohe në Zagreb,duke qendruar afër tyre si roje fizike .Prandaj ju po flsini me intuitën e një të urituri për gjahun , professor. Ende është gjallë Ramush Tahiri mund ta konfirmoni këtë që them unë , si dhe plotë shqiptarë të tjerë të asaj ngjarje atëbotë. Për ti dhënë kahje shkrimit kundër pavarësisë së Kssovës profesori nuk e kursen me këtë rast as presidentin aktual duke shkruar
”Nëse në vitin 2013 Hashim Thaçi nënshkroi marrëveshjen për krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë, kjo ndodhi jo aq për shkak të presionit europian apo amerikan, sa për shkak të dobësisë për të argumentuar të kundërtën nga ana e kryeministrit të atëhershëm të Kosovës. Europianët dhe amerikanët atëherë dhe sidomos pas vitit 2913 po shihnin efektet negative të krijimit të shtetit brenda shtetit në Bosnjë-Hercegovinë dhe për pasojë sot janë të vetëdijshëm se një formulë e praktikë e tillë në Kosovë nuk mund të funksionojë. Por në pamundësi për ndryshimin e kufijve dhe zhvatjen e territorit të Kosovës Serbia këmbngulë në zbatimin e marrëveshjes Thaçi-Daçiç të prillit 2013,”
Edhe kjo prapë në shërbim të krijmt të ndasisë dhe verbërisë së profesorit që ka për Çlirimatrët. Por, profesor më lejo të ju them se vetëm Çlirimatërët nuk mund të jenë ata që nënshkruajë në dëm të pavarësisë së Kosovës , Jo profesor mos u merr me këtë shpifje tani e një dekadë se nuk është e vërtetë, Jeta fryma dhe liria e Kosovës është në bazë të atyre Çlirimtarëve,sepse ata I lanë gjymtyrët e tyre istikameve të lirisë dhe derdhën gjakun e tyre për të ngritur ngrehinën Kosovën e lirë e të pavarur e demokratike, jo insuniatat e atyre që shkelin mbi këtë gjak e mbi ato gjymtyrë, jo profesor.”/qendrapress.com/