Çaste poetike me poeten;Shyrete DEMAJ

Bota ime

————————–

Bota e madhe

për imazhe të vogla

për sy miopë

me dritare të mbyllura

Bota jote

para syve të shpirtit tim

e vogël sa më i vogli glob

më duhet ta shoh

në mikroskop…

O njeri

që sheh me sy

e jo me zemër

për të parë universin

e shpirtit tim

do të të duhet teleskop….

/www.QendraPress.com/