Drejtoria e  Shërbimeve Publike nuk ka të ndalur në realizim projektesh.

                   Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe drejtori Çelë Lamaj, nuk ka të ndalur në realizim projektesh të shumta në interes të qytetarëve. Realizimet e shumta të këtyre projekteve   tashmë  po i gëyojnë vetë prizrenasit. Në këtë vazhdë sot, kryetari i komunës  Shaqir Totaj, në llogarinë e tij  personale të Fb  këto punë, e këto angazhime i përgëzon kështu

’ Në kuadër të projektit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për shtresimin e rrugëve me asfalt, sot, u asfaltuan rrugët “Fehmi  Lladrovci” dhe një pjesë e rrugës “Xhemil Fluku” në Prizren, që janë akse të rëndësishme dhe lidhin zona të ndryshme të qytetit. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore është investim në të ardhmen e qytetit e komunitetit dhe përmirëson kualitetin e jetës së qytetarëve.’’.Puna e kësaj drejtorie tashmë  po shihet dhe  shijohet me rrugët e  shtruara  sipas standardeve./www.QendraPress.com/