Fryma poetike e së dielës me poeten:Drita DEKAJ
Ka ra dielli e nuk po banë dritë
——————————————
Dhimbje e madhe në zemër e shpirt.
Aksident duke ylltua dy yje
Rapshës sot i janë shua.
Në Kanada në të largëtin vend,
dhimbje e madhe për gjithkënd.
Shkun atje pri jetë ma të mirë,
Vet exheli i paska thirr.
Jau ndau ëndrrat në mes,
Nuk i la jetës me i buzëqesh,
Prindërit e tyne me familjare,
Forcoi zot tetanë marë.
Po na dhëmb zemra në krahinor,
Lotët nga syri s’mund i largojmë.
Në lule të rinis shkuan dy djem të ri,
Qofsh mallkuar o kurbet i zi.
Edhe malet po rënkojnë
Dhimbjen shtir po e durojnë,
Në krejt malësi është hap xhevap,
Dy djem të ri kanë vdekë në Rapsh.
Zot si e solle këtë ditë të zezë,
Familjarëve tyne shtrëngojua ment e kresë.
Jepu forcë me përballu dhimbjen ,
Tanë malësia afër ju gjinden.
Lotët po rrjedhin sikur gurra.
Nuk po mbahen gra as burra.
Zot ç’i e çove jekyt gjëmë.
Forcojua babë e nanë.
Coja. Dhe Pjetri me fëmije,
Me lot në sy ju shpreh ngushëllime.
Dhim në zemër na ka ra,
Zoti u forcoftë e mos pashi keq ma.
Krishti i pastë në parajsë te vet ,
Se vet zoti ashtu e deshtë.
Me i marr herët në rini ,
për me jetua për jetë në lumni.
/www.QendraPress.com/