Fryma poetike e së dielës me poeten:Valbona HADRI
Shtëpia e babait
—————————
Në vallëzim të pikave të shiut,
heshtja e natës rrugëton
Malli për dy sytë e tu,
Thellësisht, zemrën ma lëndon.
Unë rroj nën hijen e saj.
Nëpër ëndrra si det i trazuar
Valët më fytyrën tënde mbartin,
Tashmë, frymën tënde të harruar.
Në këndin e heshtjes dua të rrëfehem,
Oh, sa malli kam për ty.
Në melodinë e zërit të këputur
Ta mbyll këtë natën në dry.
Kthej kokën me një anë
Por malli për ty më ndjek pas
Si melodi e humbur në kohë
Gjysma e jetës është e zbrazët.
Valbona R.Hadri
/www.QendraPress.com/