Fryma poetike e së dielës me poeten:Rakela ZOGA

Kthim në natë!
———————————–
Pelerine e ftohtë vetmia,
Hedhur mbi supe me qesh.
E prek shkujdesur me gishta,
Ngadalë filloj dhe e mbledh.

Shtrënguar në grusht, ja ul buzët.
Askush se prek dot si unë.
Me ngjan me hapat e tua,
Kurr ike e më s’të pashë kurrë.

E brishtë, gjymtuar mungesës,
Ulem këtë natë si atëherë
Gota e puthjes rri zgjuar.
Rrjedh e përplaset në erë..

Po zgjohem, pa fjetur sonte.
Ska gje që më erdhe pranë,
E padukshme, e thjeshtë dashuria.
Kërkon ndonjëherë të nxjerre mall..

/www.QendraPress.com/