Fryma poetike e së dielës me poetin:Gëzim AJGERAJ
Politika
—————————-
Muzën e mendimit e trazuam plot zhgënjim
Njëmijë dredhi na i dolën ndër prita, njëmijë zhgënjime
As lajka e lajkatarë s’ ia thyejnë imazhin e dredhive
Keq i zhgënjyer mendimi, keq e mashtruar pritja
Me një mijë bajraqe me një mijë dredhi fjala
Secili lakun secilit kush më i pari më i larti
Në majën e piramidës së dredhive më dredhaku
Sekush mbi shpinën e tjetrit mjerë populli
Gabimisht ia mësuam kodeksin teoritë mashtruan
Ajo s’ mbeti art filozofik për udhëheqje as filozofi
As shëmbëlltyrë për njeriun e përkryer
Shumëkënd e turpëroi e u bë turpi i botës
/www.QendraPress.com/