Nga kujtimet e përgjumura –Shkruan;Bashkim Hoxha,luftëtarë i UÇK-së dhe analistë politik.

Pjesa -IX

… teksa po kthehesha nga një inspektim në një pikë stërvitore rreth liqenit të Kukësit për në qendrën nr. 1, afër shtatores së Shote Galicës më ra në sy Hajdin Xhahaj, një fqinj i imi dhe shok i organizimeve ilegale që nga viti 1992 kur ai po studione për gjuhë angleze si dhe letërsi shqipe. I qullur në djersë po ecte me vrapa të përshpejtuar. E ndaloj makinën para këmbëve të tija, hapa dritaren dhe “mësues” e thirra. Mësues i patën vënë pseudonim shokët ngase ka ushtruar për disa vite profesionin e mësimëdhënësit në shkollën fillore “Lekë Dukagjini” të Prizrenit në paralelen e lagjes sonë. I zënë në frymë më thotë “ta prisja dikun” se nuk do të vonohet shumë. Kishte një punë për të kryer me Xheladin Gashin-Plakun në pikën nr. 2 për çështje furnizimesh. Hajdinin e kanë ngarkuar me një detyrë në sektorin e logjistikës, natyrisht një detyrë që do përkushtim dhe duhet fituar besimi n e komandës, nëpërmjet tyre kalojnë furnizimet: që nga financat e deri te qorapet e ushtarëv. Mësuesi, siç e thërrisnim ne Hajdin Xhahajn, ka qenë një ushtarë dhe eprorë tepër i përpiktë, për çdo punë që e kryente mbante shënim madje edhe për takimet me shokët; tejet korrekt në respektimin e orareve kur caktoheshin terminet. Mirë i them unë, po të pres te baza nr. 1! Vetëm mos lëviz gjëkundi – më thotë, kam një punë me rëndësi me ty e nuk vonohem, sapo t’ia dorëzojë listën Plakut vi menjëherë. Hip në makinë i them, meqë nuk paske shumë punë atje po shkojmë bashkë te Plaku. Teksa po ktheheshim pasi mbaruan punë ata, më thotë të mos e ktheja makinën për te pika 1, por të vazhdoja për te ndonjë bar restorantë të marrim nga nje kafe se do të të më thoshte diçka. Si urdhëro i thash si me shaka.

– Qorr, mirë ke ba që je kthyer shpejt,

– mu duk se u bana pak ma mirë dhe, kur e dëgjova lajmin për mobilizim të përgjithshëm nuk mund të rrija larg, pavarësisht dhimbjeve që po ndjeja në mes.

– sidiqoftë përderisa jemi këtu ti bëji disa ekzaminime mjekësore, unë njoh disa mjekë dhe infermierë në spitalin e Kukësit, janë të mirë besoj na kryejnë punë shpejtë. ( Hajdini pas dy ditësh më ka dërguar për një kontroll mjekësor, ku me shumë dëshirë na ka ndihmuar Rexhep Kovaçi. Rexhepin besoj, rapsodin nga Kukësi e njihni të gjithë).

– mirë, i them, mos harrove ndonjë gjë?, ti pate diçka të rëndësishme për të më thënë, prandaj erdhëm këtu,

– jo nuk harrova,

– fillo !

– e kam një mik të mirë, ushtatak nga Shtiqëni. Ai ka mbaruar në Zallëherr, është i specializuar për ndërlidhje. Kam menduar të shkojmë sëbashku për ta angazhuar në UÇK,

– si e ka emrin ? e pyeta unë, mbase mund ta njihja ose mund të kisha dëgjuar për atë person,

-Agron Axhami quhet, ma tregon emrin e tij mësuesi,

-jo nuk paskam dëgjuar. Po a do të pranojë të aktivizohet vallë ?

– Agroni është burrë i ndershëm dhe patriot; një familjar i mirë, njeri i fjalës dhe një oficer shqiptar që i duhet UÇK’së . Ai ka qenë për t’u lajmëruar vullnenarë për në luftën e Kosovës por dikush i ka thënë të presë derisa ta lajmëronin kur të vie koha,

-qenka rast ideal i them. Si mund të marrim kontakt ?

-çke ti, unë e kam mik të mirë, ja di dhe shtëpinë,

– kur po shkojmë pra,

– nesër,

– mirë, nesër do të shkojmë, por mos t’i tregojmë asnjë njeriu para se të flasim sy me sy me Agronin

– u tha u bë,

Gjatë bisedës vëreja në fytyrën e Mësuesit një lehtësim të qartë, nuk e fshihte dot gëzimin.

Vijon/www.QendraPress.com/