Fryma poetike e së dielës me poetin ;-Qazim THAÇI -/Prizreni dhe dhembja e kujtimeve/.
Prizreni dhe dhembja e kujtimeve
_________________________________________
Prizreni, asnjëherë derën nuk e mbylli as për miq e jo-miq.
Që ta kalosh Urën e Gurit e të çmallesh me atë të Lanetit.
Zejet e dikurshme si relikt të kohës kujtohen bile edhe pushkatarët.
E zambakët sikur sodisin këtë dynja dhe vrasin harresën e At-dheut.
Prizreni, sikur vret Besën e Lidhjes, në shenjë trishtimi
Se i ikën bijtë këtij qyteti në heshtje, si në kohë kolere
E malli për Nanën Rukë, i ngjanë dhembjes së syrit
Athua si ti emërtojmë tani festat kur s’kanë as erë simitesh
Me aspirinë shoqërojmë natën deri në agimin e festës.
E sikur mallin e vendlindjes e bëjmë inat për ata që janë larg
Shushurima e Bushtricës ende respekton edhe vdekjet e dallëndysheve
E profesor Nexhati me mitin e kalit sikur shënon ritin e qytetit.
Gëzimi ,me ethet e Alpeve mat dashurinë e Vërrinit,si Bashkimi
Arbeni kujton Nanën e tim At, në shenjë festimi
Kujtimet sikur policë bashkëhor na orientojnë mendjen
Në At- dheun plotë dhembje e plotë trishtim ku na ikin ata pa kthim
Ku…as adresë. as varret e të parëve. atje nuk janë…..
/www.QendraPress.com/