Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj në SHBA afirmon bashkëpunimin e Prizrenit me Amerikën.
Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, në bashkëshoqërim me drejtorin e Inspektorateve Islam Ukimeri po qëndrojnë në SHBA dhe atje po e afirmojnë bashkëpunim e Prizrenit me qytetete e shtete të Amerikës. Gjatë ditës së sotme nga SHBA kryetari Totaj në llogarinë tij elektronike shkruan;
‘’Gjatë qëndrimit në qytetin, tashmë të binjakëzuar me Prizrenin, Harrisonburg të shtetit Vixhinia në SHBA-të, takuam përfaqësuesit e Rotary Club Harrisonburg me të cilët shkëmbyem përvojat dhe diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik. Me këtë rast, u pajtuam të zhvillojmë dhe një takim në Prizren për t’i parë mundësitë e bashkëpunimit, me interes për qytetarët tanë.
Gjithashtu, vizituam dhe resortin e skijimit “Massanutten”, në qendër të Vixhinias, një resort me 6.000 hektarë për argëtim malor, që është nga destinacionet kryesore turistike, për të gjitha stinët, në Bregun Lindor. Gjatë kësaj vizite, takuam menaxheren e lartë në ofrimin e udhëheqjes së organizatave jofitimprurëse në këtë fushë, Susan Totty, ku, biseduam për mundësitë e bashkëpunimit për turizmin malor e dimëror në vendin tonë.{ kurse takime të kësaj natyre kryetari Totaj ka mbajtur edhe në shumë qendra e qytete tjera të SHBA-ve , ku takimet kanë të bëjnë me shtimin e bashkëpunimit e Prizrenit me qytete amerikane në interes të kom uës së Prizren it dhe qytetarëve prizrenas./www.QendraPress.com/