E mërkura poetike me poetin: Syhejl HAVOLLI
NË ÇDO VARG NJË NGJYRË E RE
————————————————
Kërkon perla
Që shkëlqejnë në detin tim
Vdekja është lufta e jetës
Por jo fundi i saj
Dhimbja ngushëllohet në sytë
Qielli pasqyrë i pafund
Margaritari vazhdon kërkimin
Për të zbuluar fshehtësinë e së vërtetës
Në çdo varg
Në çdo hije
Gjen një ngjyrë të re
Ngjyrën e Blertë të shpirtit.
/www.QendraPress.com/