Çaste poetike me poeten;Valbona SHEHU
MALLI PER TY NENE.
—————————-
Unë jam në krahët e mamasë,
Zemra me ndalon kur i kujtoje
Te qeshurat dhe lotët në sytë e saj,
Çdo gjë te ajo mendimet me shkrihet.
Ishte shumë kohë më parë NENE.
TI ishe si një përrallë e mrekullueshme për ne.
Zemra ime ishte e lumtur.
Si vale lumi/ vallëzim i gjallëruar..
Unë isha i vogël atëherë NENE.
Me kujtohet vetëm një çast.
Era po frynte pak me hyri.
Ti erdhe me more me fute ne gji.
Ah fëmijëria ime e dashur .
Shqetësimet e mamasë time
Nuk dua ti kujtoj ato kohe gjithsesi
Jeta te jepet si kuotë jetoje si te vi
I”ken katër vite dhe nëna ime s”eshte me.
Dashuria e saj është si drita qe nuk shuhet
Gjithçka mbetet në mua si uji burimit kulluar
Nëna ime e dashur, unë jam ende e njejta vajze më mungon o diell qe dhe sot me ngroh.
Unë jetoj tani me pikëllim rreth e qark përkulur.
Se dua te shoh fytyrën tende
Te dëgjoj zërin tënd
Te shoh duart e buta
Te ndjej aromën tende arome NENE.
Kjo ndodh sepse se nuk je këtu pranë
Më ra në zemër hidhërimi moj u sëmura
Dhimbja nuk po me largohet
Sa dua te shoh sa dua te shtrëngoj dhe kurrë me nga duart e mija nuk dua te lëshoje
/www.QendraPress.com/