Çaste poetike me poetin;Përparim HYSI
PRILLI I DJALËRISË
————————————-
Vogëlushe syulli,pse m’i ngul sytë ashtu?
I perëndon e më bën shenjë që të vijë andej nga ju!
Buzët si hënë e ngrënë,të kuqojnë si luleshegë
Të shikoj si i “lënë”(sikur hidhesh degë më degë)
Unë të ndjek si qingjmanar, (“blegërij” e “blegërij”)
Herë të shoh tek një mullar dhe ca tutje:në një brinjë!
Rreze e diellit të qëllon dhe të veshë me purpur
Syri im veçse shikon që vesh sharmit të shtonë nur!
Dalëngadalë afrohem unë,të shijoj këtë bukuri:
Gati mua më zë me shkumë(ende jam djalë i ri)
Marr kurajo ,bëhem trim dhe zgjat dorën me ngadalë
E,ç’të gjeti,Përparim? Desh të”hëngri” të gjallë!!!
/www.QendraPress.com/