Çaste poetike me poeten:Iliriana SULKUQI.

..SHSHSHËËT, XHULIETË…

————————

-… nuk mund të vetvritesh dy herë…-

(Sapo librat u prekën

me duar…

personazhet,si somnambul,

filluan të lëvizin…)

***

Shshshëët, Xhulietë,

kthehu në lirinë e qetësisë tënde.

Nuk e sheh?

Harresën, askush nuk e pret…

Jashtë s’ka stinë të pranvertë.

Jashtë as ajri s’të bëhet oksigjen…

Jashtë, nuk sheh asnjë gjurmë…

Shshshëët, gjumë-ëmbla

Xhulietë.

Që nga koha jote

jetohet po ai shekull

që dashuritë i vret,

ndërrohen vetëm numërorët,

gdhendur me ëndrra prej gënjeshtre…

Shshshëët, gjumë-ëmbla

Xhulietë,

Mos e kapërce pragun e vdekjes tënde,

S’mund të vetvritesh dy herë…

Shshshëët, Xhulietë…

Kthehu në shtratin

ku përkëdhelesh, si ëndërr…

…dhe

Zgjohu në zgjim të albtë- NESËR,

të puthesh si në përralla,

VËRTETË,

XHULIETË.

/www.QendraPress.com/