Çaste poetike me poeten:Miranda Troci DERTI
Ngujuar dhimbjesh!!
———————————-
Kurrë s’tu qesh shpirti i perdhimshëm
Ndër dhimbje që pasojnë njëra tjetrën
Ngujuar përbrendshme gangrenë ditësh
Dukshëm aty dënuar vetveten
Kalbshëm lëngoj e derdh shpirtin në varg
Muret e kohës tek të tê shembet përbrenda
Harrimit të lënë ngujimit pa cak
Shushatur ecë ditësh pas të lëna
Zërave njerëzorë bluajtur e kaluar në sitë
Të rrosh me copat e idhëta të harrimit
Vetmisë vetmuar puthur çdo ditë
E po dhimbshëm ndërtuar kalanë e ngujimit
Nê mosnjohje të thatë e pabindur
Hijesh ftohta akull për mua ngritur
Dil bërtet shpirti mbushur kupash mos durimit
Dhimbshëm qëndrueshëm brenda ngujimit’
/www.QendraPress.com/