Çaste poetike me poeten:Rakela ZOGA

Magjia e prillit..

———————–

Prilli e ka një shtrat, ku unë i ndej lotët.

Një stol me bulëza, që quhet vetmi.

Ulur sodis ëndrrën e djeshme.

Kërkoj e spërkat mallin për ty.

Përqafohem me heshtjen,lëkundur ajrit..

Si mëngë e varur ledhatim ky prill..

Me mbyt mungesën tende lotëve.

Mbështjellë me mban me ëndërrim..

Magjia e prillit veshur dhimbje..

Me ndjehesi stërkalash fëshfërin.

Me çoi larg tek një zemër e vrarë..

Me la peng tek një vend pa kthim..

Magji e çmendur e qiellit tim..

/www.QendraPress.com/