Fryma poetike e së dielës me poeten;Bruna MUSAI
Pranverë.
—————————-
Erdhe serish moj pranverë
Me vallen e zogjve dukesh mbretërore.
Si nuse plot ngjyra,vargmalet përreth.
O ku ka si ti bukuri stinore .
Ç’mrekulli po dukesh ne k’të ditë të parë
Ç’më qenke stolisur me ngjyra brilante
Është si dashuria me shikim te parë.
Çpo te shndrit nuri stinë apasionante.
Çpo te buzëqesh dielli,atje ne qafë mali.
E malet u ulen ne gjunje para teje.
Lulet e pranverës thurën kurore malli.
Dashuri e pastër si gjaku në deje
Perëndeshe me shfaqesh tamam si ne ëndrra
7-ngjyra ylber më të te bukurat hire.
Zambakët e tu ndezin zemrën përbrenda.
mbretërojnë tek ty më të bukurat yje.
Sundon manushaqja, me ngjyrën e artë
Xhelozojnë me tej edhe luledelet.
Qengjat blegërojnë .lëndinave plot bar.
Me tutje fëmijët bëjnë gati kordelet.
Do vezullojë Hëna në këtë nate te pare.
Do ndriçojnë yjet. si trëndafili ne gotë
Erdhe kaq këndshëm moj pranverë e arte.
Mrekullitë e tua më të bukurat ne botë.
/www.QendraPress.com/