Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i komunës së Prizrenit Totaj  në kuadër të shumë vizitave të rëndësishme në SHBA ka takuar edhe  Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club në Vashington, D.C. Në këtë takim,  Totaj dhe Chorba diskutuan për marrëdhëniet diplomatike të Kosovës me miqtë ndërkombëtarë, veçanërisht me ata amerikanë. Chorba u bëri përshtypje me njohuritë e tij të gjerë në të gjitha fushat, duke ndarë mendime dhe perspektiva për sfidat dhe mundësitë që paraqesin këto marrëdhënie. “Ky takim shënon një hap të rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin dhe dialogun mes dy vendeve, ndihmuar nga një atmosferë solemne dhe miqësore në një nga qendrat diplomatike më prestigjioze të Vashington, D.C.”,ka shkruar Totaj në  faqen e e tij te Fb. Kryetari i komunës Shaqir Totaj në SHBA ka pasur një  varg takimesh shumë të rëndësishme në SHBA, duke e afirmuar Prizrenin në shumë instanca shtetërore. Kryetari Totaj është i bashkëshoqëruar edhe nga drejtori i inspektorateve Islam Ukimeri/QendraPress.com/