Çaste poetike me poeten; Blerina Çifliku BEHARI
MOS NDAL
———————————
Jepi kohë – kohës në ditë trishtimi,
medito në çaste lumturimi,
shpreso duke ëndërruar ardhmërinë,
jepi vetes vijueshmërinë dhe mundësinë.
Kape çastin dhe bashkudhëto me të në yjësi,
merr detajet dhe ngjyros qiellin,
aromën e jetës ndjeje në pafundësi.
Ec, mos ndalo deri në indinirin e vlerave të palejueshme,
lejo lumturinë të prek në limite të pashpjegueshme.
Mos e ndal vrapin për të jetuar,
kape kohën mendo për të shijuar,
lufto te jesh vetvetja çdo ditë,
shijo momentin,prehu te yjësitë.
Mendo që jeta njëherë të fal,
merre ,pra nise vrullin mos e ndal,
ec mbi të padukshmen pa trokitur,
reflekto ,mbush shpirtin e uritur.
/www.QendraPress.com/