Çaste poetike me poetin;Sitki Q.JASHARI

Më do…S’më do…

——————————-

Më do…

S’më do…

Këlthitje shekullore.

Nga ankthe zemrash.

Dashurie vrarë…

Bredhur…

Jehonë guvash,skarpatesh.

Piskamë dhimbjesh të trishta.

Plagësh t’pashërueshme…

Tradhëtish t’pa ndëshkueshme…

Më do…

S’më do…

Dilem Hamletiane ..

Derdhur lumenjve…

Të dyshimit…

Zhytur detrave…

Të pasigurisë.

Si anije e Kolombit…

Në kërkim…

Të brigjeve të sigurta.

Më do…

S’më do…

Si gurgullim uji dëbore.

Përpëlitur…

Ndër buzë qumështore.

Përzier…

Mes grahmës pranverore.

Përhapur…

Petaleve e gjethesh majoshe.

E dhimbjen…

Përcjellin në pentagram.

Tek tastierat hipotekojnë.

Dashurinë…

Më do…

S’më do…

Kjo simfoni shekullore.

Kjo dilem shpirtërore.

Ekuacion i pazgjidhur.

Histori pa fillim e fund.

Libër pa autor…

Ngjizur…

Epshesh dashurore…

/www.QendraPress.com/