Fryma poetike e së mërkurës me poeten; Margarita Llapushi Zeneli
Bisedë me veten..
———————————
Sa e duruar është vetja ime
kokën shpesh ul e nuk bën zë,
duron shumë s’hiqet kurrë trime
hapësirë më shumë,të tjerëve u lë!
Më merr shpesh në krahët e saj
vetja ime,si fëmijë më përkëdhel,
faj mban mbi shpinë dhe kur s’ka faj
heshtur rri gjatë, se fjalë nuk gjen!
Sa e urtë është vetja ime
të mirat mbrapsht kurrë s’i kërkon,
dhe kur mirënjohjen t’a bën thërrime
ti përsëri “faleminderit” u dërgon!
Grindem shpesh me veten time
se për veten ajo kurrë s’mendon,
dhuron buzëqeshje për sytë e të tjerëve
të qeshi vetë,gjithmonë harron!
Sot në gjunjë iu ula e i thashë
më fal, për çdo herë të kam lënduar,
urrejtjen shpesh dhuratë ta lashë
më fal,që tek të tjerët më shumë kam besuar!
Të dua sot me shpirt ta them
e ashpër me ty jam treguar,
harroj se forcën tek ty e gjej
dhe jo tek të tjerët që kam përqafuar!
Të përqafoj ty,sot, o vetja ime
për sinqeritetin dhe durimin që ke,
më e pastra dashuri, e them me bindje
e shtrenjta ime,që kurrë, vetëm s’më le!
S/www.QendraPress.com/