Fryma poetike e së mërkurës me  poeten; Dava Gjoka LLESHAJ

KUR BUZËQESH DIELLI

————————————–

Eja dashni të rrish me mua

Eja e mos më le n’vetmi

E të të them se sa të dua

E pranë e pranë të rrimë të dy

Në mbrëmje kur dielli të jetë larguar

Eja të rrimë gji e më gji

Si hëna me yjet të përqafuar

Të rrimë bashkë unë edhe ti

Kur buzqesh’ dielli herët në mëngjes

Bashkë të na shohë mua e ty

Nën gjysmën e hënës prapë do të pres

Të më vish ti e imja dashni

Dava Gjoka Lleshaj ,Tiranë 13 Prill 2023

/www.QendraPress.com/