Fryma poetike e së mërkurës me  poeten;Fitore HAKLAJ

JO VETËM SOT

———————————

As diellit nuk i besoj më

Atij gjaku akull të ngrirë në ty

Apo sytë e mi humben pa dashje

Nga fjala që djegi edhe ashtin tim

Nuk e mallkoj kurrë ërrësirën

Nga frika eci nën mendjen tjetër

As hënën s`e dua kur dritë bën

Veç shpirtit tim i them loto me mua

Një guri e goditi gjoksin tim

Pse ti lot nuk më tradhëtove

Nuk deshta të vij vera këtë vit

As të fluturoj më mbi retë e bardha

Ti shpirti i butë falëm të lutem

Udhëtimin më të largët që e bëra

As biletën për kthimin në mëmëdhe

Sot nuk e dua edhe nëse vjen pranvera

Lulet u vushken nga malli im

As loti nuk i ujiti nga ajo ditë

Më lëni rehat o zëra të trishtë

Se veshi im nga sot është mbyll

Ndihem kalorës në rrugën pa kry

Edhe krahët nuk e duan më fluturimin

Sa herë që më kujtohet ajo derë në faqen time

Edhe mallit i them, mos luaj nga aty

Më vrau fjala e zemrës

Jo vetëm sot!

Kosovë prill 2024

/www.QendraPress.com/